Autoritetet italiane në bashkëpunim me departamentin e Antimafias së Catanzaros kanë ekzekutuar orët e para të mëngjesit të sotëm një megaoperacion, i cili ka goditur mafian kalabreze “Ndrangheta”. Sipas mediave vendase, megaoperacioni i koduar “GOLGOTA”, ka ekzekutuar dhjetëra masa ndalimi ndaj anëtarëve të familjeve mafioze ndranghetiste me veprim në Isola di Capo Rizzuto e në San Leonardo di Cutro.
Megaoperacioni është drejtuar nga Prokurori i Antimafias italiane Nicola Gratteri, si dhe kanë bashkëpunuar repartet policore të skuadrave oeprative në Bergamos, Milanos, Catanzaros, Reggio Calabria, Novara, Vibo Valentia, Bari, Cosenza, Leçe e Siderno.
Personat e arrestuar akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal mafioz, për trafik armësh e municionesh e trafik lëndësh narkotike. Gjatë orëve në vijim priten të zbardhen detaje nga ky mega-operacion.



