Partia Demokratike bëri denoncimin e parë për këtë vit, lidhur me abuzimet e qeverisë Rama. Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, duke iu referuar të dhënave zyrtare akuzoi kryeministrin se i ka dhuruar financueses së socialistëve, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro, përmes kontratës korruptive të check up-it.



