Deputeti socialist, Baftjar Zeqaj thotë se ishin shumë faktorë që e çuan Kryeministrin Edi Rama drejt ndryshimeve në qeveri, duke nënvizuar se vetë ai lëviz, por edhe ndërkombëtarët u bashkuan me këta faktorë dhe i thanë që duhet të bëjë ndryshime, të cilat ai i kishte paralajmëruar.
Duke folur nga studio e MCN Live, ai deklaroi se ishte krijuar një opinion që duhet të bëheshin ndryshime në qeverinë shqiptare dhe se organet e Partisë Socialiste kanë bërë analizat dhe kanë evidentuar problematikat.
Sipas tij, Kongresi i radhës i Partisë Socialiste do të sjellë ndryshime të rëndësishme, duke nënvizuar se nuk mund të zgjidhet një ministër në Asamble.
Vetë Rama në Asamble ka kërkuar ndryshime që lidhen me statutin e PS. Duhet të ndryshojë diçka që politikat tona të jenë më transparente dhe ne të mos gjendemi në faza ndryshimesh apo befasi korrupsioni dhe spekulimesh.
Përzgjedhja e ministrave do të ishte një alternativë nga bota akademike, por dhe ata kanë problemet e tyre sot, një pjesë e tyre janë pseudo-profesorë apo pseudo-doktorë.
Rama nuk ka rënë asnjëherë dakord që të jenë vetëm njerëz politikë që do të drejtojnë qeverinë. Ai zgjedh kryesisht ekspertë në politikë.
Në përzgjedhje Rama nuk ka bërë gabime shumë të rënda, nuk janë emra të përgojuar për korrupsion apo krim. Por diçka tjetër nuk ka funksionuar.
Por në përgjithësi Rama zgjedh ekspertë teknicienë, ka një njohje personale dhe i ka parë në punë kur i vendos.
Tani pritet se çfarë do të ndodhë me qeverinë e re dhe cilat do të jenë ndryshimet e rëndësishme në programin qeverisës.
Në shumë arritje të vendit tonë, janë më shumë arritje të Edi Ramës, se ministrat apo kryetarët, jo se ata nuk punojnë.
Partia nuk ka funksionuar shumë mirë, dhe këtë e ka thënë vetë Edi Rama disa herë, çka do të thotë se administrata e PS nuk e ndjekin Ramën, çka tregon se pse e udhëheq ai fushatën.
Ai e ka kuptuar këtë moment, që nuk ka dalë dikush dhe të thotë prit se jemi dhe ne këtu.
Sipas tij kjo nuk është qeveria më e korruptuar, përkundrazi ka mbështetur drejtësinë dhe me deklaratat e bëra në Asamble, Rama e ka distancuar veten nga korrupsioni dhe abuzimi.



