Zgjidhja e martesave me ndërmjetësim/ Avdyli: Ul ngarkesat në gjykata dhe rregullon marrëdhëniet mes palëve

Zgjidhja e martesave me ndërmjetësim/ Avdyli: Ul ngarkesat në gjykata dhe rregullon marrëdhëniet mes palëve

Drita Avdyli, kryetare e Dhomës së Ndërmjetësimit tha se rastet për zgjidhje martese me ndërmjetësim kanë ardhur duke u rritur. 

 

Duke vijuar Avdyli tha se zgjidhja e martesës në këto formë ul ngarkesat e gjyqësorit, rregullon marrëdhëniet mes palëve dhe shmang vonesat e gjata nëpër gjyqe pasi procedura mund të përfundojë edhe brenda një muaji. 

 

Në ndërmjetësim zgjidhen jo vetëm pasojat, zgjidhet edhe pasuria, por bëhet një ndarje e qetë që nuk lë pasoja tek fëmijët. Me ndërmjetësimit çështjet e divorcit zgjidhen nga 1-30 ditë. Jo vetëm bëjmë zgjidhje të shpejta, por ulim dhe ngarkesat e gjyqësorit.  Qytetarët mund ta bëjnë online, pa ardhur në Shqipëri për të gjithë emigrantët që jo vetëm që ulin kostot e udhëtimit, por i shfrytëzojnë ditët për punët e tyre. Është zgjidhje e mirë ligjore, por ul dhe ngarkesat e gjyqësorit dhe rregullon marrëdhëniet mes palëve.

 

Rastet kanë ardhur duke u rritur. Ne nuk zgjidhim vetëm llojet e çështjeve familjare, por edhe çështje të konflikteve të personave që nuk kanë bërë martesë ligjore, por bashkëjetojnë. Në ndërmjetësim shkojnë dhe për çështje civile, çështjet e pasurisë që zgjasin 10-15 vite në gjykatë.

 

Shërbimi i ndërmjetësimit është privat. Është profesion i lirë si profesioni i noterit, përmbaruesit. Në ndërmjetësim nuk ka dy avokatë për një çështje divorci, por një ndërmjetës për të dyja palët. Tarifat janë të ulëta. Ndahen nga dy palët ose jo. Për ta regjistruar në ndërmjetësim bën 5 mijë lekë, ndërsa kur zgjidhet për çështje familjare bën 30 mijë lekë, për çështje pronësore është 100 mijë lekë. 

 

Zgjidhim shpejt konfliktet pa iu drejtuar gjykatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy