Basha paralajmëron Ramën: Zbato planin tim prej 5 pikash ose do mbash përgjegjesi penale

Basha paralajmëron Ramën: Zbato planin tim prej 5 pikash ose do mbash përgjegjesi penale

Teksa e akuzoi kryeministrin për çuarjen drejt kolapsit të sistemit shendetesor, Lulzim Basha kërkoi nga Rama që të dëgjojë PD për planin me 5 pikë ndryshe do të mbajë përgjegjësi penale për cdo jetë të humbur. Kreu demokrat i thotë Ramës të mos merret me gafat e tij të cilat nuk i sjellin asnjë humbje shqiptarëve. Ndërkaq e ka korrigjuar edhe lapsusin e bërë duke deklaruar se donte të thoshte 6 në 10 biznese.

"Mosmarrja e masave rrezikon jetën shëndetin dhe paqen sociale. Mosmarja e masave do të thotë  të lesh shumicën e shqiptarëve pa bukë. Dje e patë se si një se si një njeri  që nuk ka pasur kurrë zemër dhe sy  pë shqiptarët e tradhëtoi veten  e tij sepse e kishte ndjekur konferencën tonë, sepse është tallur me lapsusin. Kur të bëj lapsus herën tjetër do ta nxjerr vetë që të mos merret ai. Ato lapsuset e mia nuk i kushtojnë asgjë shqiptarëve. Ai lapsus është 6 në 10 biznese, e thotë banka botërore, 6 në 10 biznese nuk nxjerrin fitim. Ja pra që i dëgjoka fjalët e mia jo për tu ardhur në ndihmë shqiptarëve por për të vazhduar vjedhjen dhe për të mbushur hapësirës mediatike me gomarlliqe të tilla. Ka cinizmin kriminal të mos i përgjigjet as kërkesave më kriminale për tu ardhur në ndihmë atyre. Meqë e dëgjon konferencën po ia përsëris edhe nëjherë planin dhe po i them ti vërë gishtin kokës dhe të mos merret me cic mice dhe gërr vërre, e kuptoj se janë pjesë e reumatizmës politike që e ka zënë". 

Basha deklaroi në një bashkëbisedim me gazetarët se sistemi shendetesor në Shqiperi është në kolaps.

Sipas kryedemokratit, kapacitetet e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 kanë shteruar dhe vendet në spitale janë plotësuar 100%.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë të rrisë menjëherë numrin e testeve PCR, në të paktën 2,500 në ditë.

Basha tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se neglizhenca e kryeministrit Rama ndaj pandemisë është “për ndjekje penale”.

“Numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë. Paralajmërimet tona ranë në vesh të shurdhër. E gjithë përgjigjia e Ramës për pandeminë është “Vini maskë!” Na ka rënë goja duke kërkuar që të rriten testimet. Infektimet janë rritur, testimet kanë rënë.Sot per sot ajo qe ka rendesi per jeten e njerezve eshte qe Rama te marre masa per jeten e njerezve. I bëj thirrje të lërë dërdëllitjet si Robert Çamçakëzi në të njëjtin kantier, por të marrë masat që i kemi kërkuar. E kemi thënë me qindra herë, testime, testime, izolim, dhe sot është Zëri i Amerikës që e thotë se numri i testimeve ka rënë. Kjo është kriminale, kjo është për ndjekje penale. Të lenë gër-vëret dhe dërdëllitjet si Robert çamçakëzi dhe të marrë përgjegjësi. Të arrihet urgjentisht në 2500 testime në ditë”, deklaroi Basha.

Basha ripërsëriti planin e PD  me 5 pika, ku bazë e propozimeve është shtesa mujore 1 mijë euro për mjekët dhe  500 për infermierët.

“Përfshirja e mjekut të familjes kërkon që Edi Rama të zgjidhë qesen për pandeminë, jo për PPP-të. U bëj thirrje edhe mjekëve dhe ekspertëve që kanë vënë fytyrën e tij si garanci, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpunëtorë. Testimi i personelit mjekësor të lënë në mëshirë të fatit që zonat e pritjes së pacientëve të jenë më të sigurta për mjekët.

Duhet urgjent sigurimi i vaksinës antigrip për të gjithë popullsinë falas. Buxheti i shtetit ka mundësi. Numri i pacientëve në risk të lartë është 500 mijë, ndërsa këta thonë se kanë marrë vetëm 200 mijë vaksina për gripin. I jap zë revoltës së ligjshme të çdo mjeku dhe çdo qytetari që nuk di se si po trajtohet familjari i tij”.

Basha shtoi mes të tjerash se cdo viktimë e kësaj pandemie nuk është më viktimë e sëmundjes, por e korrupsionit dhe dështimit qeveritar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy