
Kolegji Penal ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga kompania Marina Bay për sekuestron e vënë nga SPAK mbi pronën në bazën ndihmuese të Limionit në Sarandë.
Lidhur me këtë vendim, gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, tha në MCN economy se Gjykata ka vendosur që të rrijë e sekuestruar derisa çështja të gjykohet në themel.
Pasi SPAK kërkoi vënien e bazës nën sekuestro preventive me qëllim mos tjetërsimin e saj, Gjykata e Posaçme në shkallën e parë e gjetur të drejtë kërkesën e SPAK dhe urdhër sekuestrimin, çështja vajti në Apel ehe Apeli poashtu e la në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestron. Ndërkohë që vendimi i fundit është ai i Gjykatës së Lartë, ku kompania bëri rekurs, duke kërkuar lirimin e bazës, por Gjykata e Lartë tha se ne i gjejmë të drejta vendimet në të dy shkallët e para dhe Kolegji ndan të njëjtin mendim me këtë gjykatë sepse do të lirohet prona rrezikon që operacionaliteti i forcës detare të vendit të cenohet në mënyrë të pathyeshme.
Pra, Gjykata ka vendosur qe prona të rrijë aty e sekuestruar derisa çështja të gjykohet në Themel dhe të merret vendimi përfundimtar.
Gazetari Tomorri, thotë se nëse pronat e ushtrisë nuk dalin nga Plani i Përhapjes, nuk guxojnë të privatizohen. Vendimmarrja, sipas ligjit, vjen nga Shtabi dhe Ushtria.
Procedura për të përcaktuara se cilat prona janë strategjik në funksion të mbrojtje kombëtarë e cilat jo, janë një vendimmarrje tërësisht e institucioneve të ushtrisë. Pra, Shtabi i Përgjithshëm dhe Ushtria mendojnë se një pronë e caktuar nuk i shërben më funksionit të Mbrojtjes Kombëtare, nisin procedurat për nxjerrjen e saj jashtë planit të përhapjes.
Në çastin kur prona del jashtë Planit të Përhapjes ajo është e lirë dhe mund të privatizohet si çdo pronë tjetër. Në këtë rast, ne nuk kishim patur nxjerrje të pronave jashtë këtij plani,
Aty bëhet fjalë për një sipërfaqe që në total është 226 mijë metra katrore, komplet territori i Limionit në Sarandë, aty ku sot vijnë e furnizohen jahtet me naftë.
Nga ky 226 mijë metër bëhet fjalë për sipërfaqen 39 mijë metër katror e cilës është në planin e përhapjes, pra vetëm kjo është prona e cila ka këtë status.
Dhe nëse një pronë është në planin e përhapjes, atëherë ajo gëzon shkallën më të lartë të mbrojtjes. Ti mund të jesh pronar i asaj prone, mund të kesh marrë vendim për njohje nga të gjitha strukturat e shtetit, mund të kesh të gjitha dokumente që dëshmon se ajo pronë ka qenë e familjes tënde por nuk e merr dot kurrë, pra për shkak se është pronë që i shërben një qëllimi që është siguria kombëtare dhe mbrojtja e vendit. Dhe merret vetëm kur del vetëm prona nga Plani i përkrahjen me firmën e shtabit dhe të presidentit.
Në këtë rast nuk u ndoq kjo procedurë, pse, ne mund të aludojmë.
Tomorri thotë se praktika e dhënies me 1 € të treg të lirë të sipërfaqeve të zonave të lakmuara, është bërë traditë nga qeveria.
Tani sa i përket çështjes së pronave që falen përmes formulës 1 euro, janë me qindra në zonat më të lakmuara.
Ne të njëjtën procedurë është falur toka ën portin e Vlorës, është falur edhe në portin e Durrësit, e sa e sa vende të tjera, dhe argumenti ka qenë së në kemi nevojë për investime në turizëm dhe është minimumi që mund të japim për këto biznese qe do të investojnë në turizëm për zhvillimin e saj.



