
Dy herë kampione olimpike në 800 metra, atletja Caster Semenya, shpreson se mund të bëhet frymëzim për ekipin e Afrikës së Jugut që konkurron për Kupën e Botës së Grave, pas një vizite në kampin e tyre në Paris të mërkurën.
"Mendova se duhet të vija këtu dhe të isha frymëzim. Nuk mendoj se duhet të them shumë, por prania, fakti që jam këtu, do të thotë shumë... Kjo ishte vetëm për të treguar se i mbështesim në çdo hap. Ato duhet të jenë të forta ", tha Semenya.
Semenya, një atlete e lindur me kromozomin XY dhe me ndryshime në zhvillimin seksual (DSDs), aktualisht gjendet në një betejë me IAAF për rregullat që e parandalojnë atë të garojë në distancat e preferuara, nëse ajo nuk merr ilaçe që reduktojnë testosteronin.
Qëndrimi që ka mbajtur e ka shndërruar atë në një heroinë për shumë vetë në Afrikën e Jugut.



