Shqetësimi i Ramës për algoritmin/ Gogu: Teknologjia po sfidon demokracinë liberale

Shqetësimi i Ramës për algoritmin/ Gogu: Teknologjia po sfidon demokracinë liberale

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, deklaroi se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar u diskutuan problemet reale të qytetarëve, ndërsa komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama për algoritmin. 

Sipas tij, në epokën digjitale ajo që është e klikueshme shpesh perceptohet si e vërtetë, ndaj Rama ka detyrimin të shpjegojë fenomenet që lidhen me ndikimin e teknologjisë dhe përplasjen e saj me demokracinë liberale. 

Gogu theksoi gjithashtu se algoritmet mund të përdoren si për ofrimin e shërbimeve, ashtu edhe për shumëfishimin e tezave të caktuara që ndikojnë te shqetësimet e qytetarëve.

“Në atë mbledhje është diskutuar për problemet reale të qytetarëve, por besoj që është e rëndësishme që kryeministri të shpjegojë që tashmë ne nuk jetojmë më si më parë dhe algoritmi tashmë përbën një rëndësi për vërtetësinë e lajmit. Pra çfarë është e klikueshme tashmë konsiderohet e vërtetë. Kryeministri e ka për detyrë që të shpjegojë atë që po ndodh, pasi teknologjia ka marrë dhe ka sunduar dhe po ndeshet ashpër me demokracinë liberale. 

 

Qeveria ka dëgjuar të gjithë drejtuesit e grupit parlamentar dhe deputetë të caktuar që kanë folur për votuesit e tyre se çfarë I shqetëson. Në 4 orë ka patur debat dhe cilësor. Përsa I përket algoritmit patjetër që mund ta përdorësh për të ofruar një shërbim apo dhe për ta shumëfishuar për teza të caktuara që shqetësojnë qytetarët shqiptarë."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy