Prokuroria kërkon rikthim në burg për tre të akuzuarit që vranë 22-vjeçarin për një karikues

Prokuroria kërkon rikthim në burg për tre të akuzuarit që vranë 22-vjeçarin për një karikues

Prokuroria e Tiranës ndryshon qëndrim ndaj 4 të rinjve të ndaluar për vrasjen e të riut Marvi Mihali, më 31 korrik 2017. 

Fillimisht ndaj katër të rinjve u ngritën akuzat, vrasje për Devi Bitrajn dhe moskallëzim krimi për Eugen Bitrajn, Kridens dhe Marsel Allën. 

Tre të rinjtë që ishin me akuzë "moskallëzim krimi" u lanë të lirë, nga gjykata ndërsa kërkesa për gjykim ndaj tyre u bë nga prokurori Artan Lulo. 

Ndaj këtij prokurori u bë kontestimi nga familjarët e Marvi Mihalit dhe më pas dosja i ka kaluar prokurorit Gjergji Tako. 

Këtë të martë, prokurori Tako kërkoi rikthimin e të liruarve në qeli dhe po ashtu ndryshimin e akuzës nga "moskallëzim krimi" në "bashkëpunëtor në vrasje" së bashku me Devi Bitrajn. 

Marvi Mihali u vra mbrëmjen e 31 korrikut pranë stadiumit 'Dinamo', ndërsa të rinjtë dyshohet se u konfliktuan për një karikues celulari. 

Lirimi i tre të rinjve u prit me shumë pakënaqësi te familjarët e viktimës, të cilët reaguan ashpër edhe neper rrjete sociale por dhe duke drejtuar ankesa në prokurori. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy