Dështimi i mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Bilali-anëtarëve të PS-së që s'morën pjesë: Llumi i partisë!

Dështimi i mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Bilali-anëtarëve të PS-së që s'morën pjesë: Llumi i partisë!

Dështimi i mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Shkodrës më 23 shtator për shkak të mosprezencës së anëtarëve që përfaqësojnë Partinë Socialiste të Shkodrës ka bërë që për herë të parë drejtuesja politike dhe ministrja për sipërmarrjen, Edona Bilali të thërrasë në një mbledhje tek selia e PS-së anëtarët e Këshillit duke i folur me tone të ashpra.

Bilali nuk ishte fizikisht e pranishme, por komunikoi në këtë mbledhje përmes platformës ZOOM ndërsa të pranishëm në sallë ishin edhe dy bashkëkryetarët e PS Shkodër Mirela Dodaj dhe Hilmi Lakti.

Nga 40 këshilltarë të PS-së që janë në Këshill në mbledhjen e thirrur nga drejtuesja politike Bilali morën pjesë vetëm 22 duke munguar 18 të tjerë.

Burime bëjnë me dije që kjo mbledhje është shoqëruar me disa debate.

Fillimisht Bilali tha se PS ka në radhët e saj një pakicë, që e quajti llumi i partisë të cilët nxisin të tjerët për interesat e tyre personale që të bojkotojnë mbledhjet e këshillit bashkiak.

Jam e detyruar të bëj këtë komunikim të paparashikuar lidhur me një ngjarje të ndodhur këto ditë, bojkoti i mbledhjes së Këshillit Bashkiak. I ndjek të gjitha mbledhjet e Këshillit nga dita që kam marrë këtë detyrë dhe veç habisë që kam herë pas here kur shikoj që flitni e votoni si opozitë apo në rastin më të mirë si shoqëri civile duke harruar që përfaqësoni Partinë Socialiste në Këshill, por nuk kam ndërhyrë asnjëherë.

Ajo çfarë ka ndodhur këtë javë është në kulmin e jo njerëzores.  Në kulmin e jo njerëzores sepse për të bërë një skemë përfitimesh personale keni rrezikuar bukën e gojës së mijëra familjeve dhe kjo sjellje është e pafalshme. Unë jam krejt koshiente që ditën që kam ardhur për një llum krejt pakicë në numër, që s’kalojnë as gishtat e dorës, që nga partia kanë marrë çdo gjë nga promovimi deri tek favoret e që partisë ja kanë nxirë fytyrën me hajdutëri e shitje vendesh pune. Kjo është arsyeja që sa të më besohet ky pozicion që kam ky kontingjent do të vijojë të rrijë jashtë selisë së Partisë Socialiste Shkodër. Jo më kot s’kanë më asnjë funksion në parti jo më kot s’janë më pjesë e jetës publike në administratë në qytet. Unë nuk kam preferuar të flas asnjëherë me fjalë kaq të forta sepse kam menduar që me veprime do e kuptoni njëherë e mirë që kjo nuk është sjellje e tolerueshme në parti. Mos harroni në këshill para qytetit ju jeni Partia Socialiste nuk jeni individë, e të shkoni mbrapa njerëzve që e kalojnë ditën duke shkruar tinëzisht pas faqesh anonime, letrash anonime apo komentesh nëpër portale kundër Partisë Socialiste, meje dhe tashmë drejtuesve të rinj të partisë së bashkisë si e si të krijojnë përçarje për tu kacavjerrë nëpërmjet jush drejt minimajave ku kanë qenë për të vjedhur e marrë fytyrën sërish kjo nuk ndodh më! Për asnjë emër të përveçëm s’do të vuajë më pasojat partia aq më keq qyteti dhe turpin para këtij të fundit do ta mbani me emra të përveçëm pasi sjellja juaj nuk e përfaqëson Partinë Socialiste e cila distancohet totalisht nga sjellja juaj e kësaj jave.

Etiketimi si llumi i PS Shkodër të atyre që nuk marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak për shkak të nxitjes nga individë të tjerë që janë pakicë sipas Bilalit, nuk u pranua nga disa prej këshilltarëve të pranishëm. Anëtari Hekuran Gjorreta e kundërshtoi drejtuesen politike Bilali duke thënë:

Ne nuk jemi llumi. Nuk e pranojmë që të quhemi llumi sepse kemi punuar sot por edhe shumë më përpara për PS edhe kur shumë të tjerë s’kanë qenë fare në këtë parti. Unë kam siguruar votat për PS.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy