
Italia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në Euro 2020, teksa ka mposhtur në ndeshjen hapëse Turqinë me rezultatin 0-3.
Në “Olimpico” ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, ku ekipi i Mancinit u shfaq dukshëm më kërkues. Pas disa rasteve të dështuara në pjesën e parë, goli për italianët do të vinte pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Në minutën e 52-të, Demiral shkakton një autogol për Turqinë, pas një topi të hedhur në zonë nga Berardi.
Në minutën e 66-të, ishte Immobile, i cili pas një topi të mbetur në zonë, e dërgon në fundin e rrjetës. Për të vulosur rezultatin mendoi Insigne, i cili përfitoi nga një gafë e portierit të Turqisë në minutën e 79-të, për ta dërguar topin në fundin e katërkëndëshit. Italia merr kështu fitoren e parë në Europian dhe njëkohësisht merr kryesimin në grupin A, aty ku përveç Turqisë, bën pjesë edhe Uellsi me Zvicrën.



