1355 gjoba për makinat në 24 orët e fundit, policia bllokon edhe 45 patenta

1355 gjoba për makinat në 24 orët e fundit, policia bllokon edhe 45 patenta

45 patenta janë bllokuar nga policia rrugore në të gjithë akset e vendit gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa në total janë vendosur edhe 1355 gjoba.

35 nga 45 patentat e bllokuara janë për shpejtësi tej normave të lejuara, që varion mbi 50-70 km/h mbi atë që është përcaktuar. Sakaq janë vendosur 239 gjoba për për parakalime të gabuara dhe 19 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

4 gjoba maksimale me 30 mije lek të reja janë vendosur për drejtues mjetesh të huaj, ndërsa 191 gjoba policia i ka vënë për shkak të rripit të sigurimit. Për përdorim celulari e kanë pësuar 211 drejtues të tjerë.

Gjithsesi gjobat nuk janë ndalur këtu. 129 janë vendosur për mungesë të kaskës mbrojtëse, ndërsa 457 masa për parkime të gabuara. 12 kanë qenë masat për kalim me të kuqë në semafor, ndërsa 93 për mosdhënie përparësi këmbësorëve

Janë bllokuar 11 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 10 gjoba. Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 10 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy