Koronavirusi, tjetër rekord i rasteve të reja në 24 orë (VIDEO)

Koronavirusi, tjetër rekord i rasteve të reja në 24 orë (VIDEO)

Vijon të rritet numri i rasteve të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë shënuar 42 raste të reja, numri më i madh që nga nisja e pandemisë më 9 mars në Shqipëri.

Rastet në fjalë janë kontakte të rasteve pozitive, por edhe raste të reja.

Konkretisht janë 21 raste të reja në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Llushnjë  dhe nga 1 në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore.

 Rastet e Krujës janë qytetarë që kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Ato e çojnë në 1341 numrin e të prekurve deri tani nga koronavirusi në vendin tonë. Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, është rritur numri i pacientëve në terapi intensive.

Tetë prej të shtruarve janë në terapi intensive, një prej të cilëve ndodhet në intubim.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 të prekur, 8 prej të cilëve personel shëndetësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy