Gazetari Sokol Bregu tha në MCN Live se të penduarit janë kthyer në një rrezik real për të gjitha organizatat kriminale në Shqipëri. Bregu vuri në dukje se goditja pritet të nis nga Durrësi, duke iu referuar edhe deklaratave të ministrit të Brendshëm Balla. I pyetur se kush është vrasësi më i rrezikshëm në Shqipëri Bregu përmendi një person të zbuluar nga “Metamorfoza 1’, që mbante pseudonimin ‘Alcatraz 1’ në përgjimet e Sky ECC.
Ndryshimi ka lidhje me SPAK-un. Të gjithë kanë frikë se shkojnë aty, SPAK-u është i pakorruptuar sa i përket krimit të organizuar. Lobimi bëhet që çështja të mbetet në një Prokurori rrethi. Të gjithë e kanë perceptimin që po vajte në SPAK nuk del dot më. Të penduarit janë kthyer në rrezik real për të gjitha organizatat. Sot informacioni po rrjedh nga të penduarit. Ka rezultuar që për një pjesë të madhe të atyre që janë thënë janë gjetur prova.
Ministri i Brendshëm 10 ditë pas marrjes së detyrës tha që nga Durrësi do nisi gjithçka. Qafë Thana, Porti i Durrësit, grykëderdhja e Semanit, këto janë pikat ku kryen aktivitetet e drogës. Durrësi mbetet pika e goditur në Shqipëri. Edhe ministri i Brendshëm tha që aty do nisë. Porositësit e mëdhenj të vrasësve asnjëherë nuk dalin”.
I pyetur kush është vrasësi më i rrezikshëm në Shqipëri, Bregu tha:
Te ‘Metamorfoza e 1’ është një që s’është identifikuar, ‘Alcatraz’ e kishte vënë emrin. Ai ishte jo i frikshëm, por...ai thotë ‘e kam këtu në tavolinë, a ta vras, apo do ta vrasësh ti më andej!’. Aktiviteti i këtyre është i pazbuluar, i pakuptueshëm. Statusi i të penduarit na ka dhënë mundësinë herët ose vonë...Sepse me një të penduar ke zgjidhur 15 çështje.
Gazetari tha se të penduarit shqiptarë kërkojnë pothuajse të gjithë SHBA-në për t’u transferuar.
Të penduarit janë 100 për qind të sigurt. Ka një problematikë, ata ikin të gjithë jashtë Shqipërisë, me identitet të ri, me pasaportë të re, me familjen e tyre. Të gjithë kërkojnë ‘tokën e premtuar’, SHBA-të, por s’ka vend Amerika për të gjithë. Shteti atje të jep edhe policinë për mbrojtje. S’kanë dëshirë të shkojnë në Europë. Është në përzgjedhjen e të penduarit kur merr statusin. S’e është në këmbim ajo, ne çojmë një në Amerikë, Amerika sjell një këtu. Procesi zgjat deri sa të merret vendimi i Apelit që merr formën e prerë. Deri atëherë nuk mund të largohet”.



