Nishani: Ekonomia e zezë e kanabisit, 2 miliard euro fitim në 2016-n

Nishani: Ekonomia e zezë e kanabisit, 2 miliard euro fitim në 2016-n

Presidenti Bujar Nishani thotë se kultivimi i kanabisit ka sjellë 2 miliardë euro fitim. Në një intervistë për “Orën”, Nishani tha se këtë shifër e kishte siguruar nga informacionet zyrtare.

“Thirra mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Informacionet që vinë tek Presidenti tregojnë se mesatarisht është një përfitim për këtë vit prej 2 miliard eurosh nga trafikimi i lëndëve narkotike.Informacionet që vinë informacione zyrtare të shtetit shqiptar.Është ekonomi e zezë. Nëse dikush mendon që nuk duhet të alarmohemi sepse kjo mund të kthehet në pjesë të debatit politik, kjo nuk funksionon tek unë. Ne buxhetin e kemi 5 miliardë dollarë”, tha ai.

Kreu i shtetit tha se ka një 3-fishim të sasisë së kanabisit që trafikohet drejt shteteve fqinje. Sipas tij, kjo situatë kërkon një aksion konkret.

“Nëse në 2008-2009, sasia e deklaruar zyrtarisht nga autoritetet italiane e kanabisit të sekuestruar ishte 1.6 ton në vit, tani kemi 3-4 ton në javë. Kjo do analizë. Duhet të ulemi dhe të tregojmë paltformë dhe aksion konkret. Situata është serioze. Nishani nuk ka tagër për t’u përfshirë. Nuk kam ndërmend të ul zërin dhe jo e jo të shuaj zërin institucional”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy