Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka humbur sërish një ministër të shëndetësisë për herë të dytë në dy muaj.
Nelson Teich dha dorëheqjen pas më pak se një muaji në punë duke zëvendësuar Luiz Henrique Mandetta, i cili u shkarkua.
Bolsonaro të hënën deklaroi se palestrat dhe sallonet e flokëve si shërbime thelbësore mund të qëndrojnë të hapura, por Teich tha se vendimi ishte marrë pa u konsultuar me ministrinë e tij, thotë "BBC".
Brazili është vendi më i goditur në Amerikën Latine me një numër prej mbi 200 000 rastesh të konfirmuara të virusit dhe afro 14 000 vdekje, që prej fillimit të shpërthimit, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.



