Dyshohet se dhunoi gruan/ Jep dorëheqje rektori i universitetit më të famshëm francez

Dyshohet se dhunoi gruan/ Jep dorëheqje rektori i universitetit më të famshëm francez

Matias Visherat dha dorëheqje si rektor i universitetit të shkencave, një ndër më të mirë në Francë pasi dolën në publik akuzat e gruas ku dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Ishin vetë studentët që kërkuan dorëheqjen e tij. Visherat dhe partnerja e tij Anisa Bonfont u ndaluan nga policia për një kohë të shkurtër në dhjetor, ndërsa në deponime kanë akuzuar njëri tjetrin për dhunë në familje.

“E jap dorëheqjen për të mbrojtur institucionin shkollën nga çdo pasojë e mundshme. Ajo që ka rëndësi në këtë rast nuk jam unë, por institucioni. Akuzat ndaj meje janë shumë evazive, por drejtësia do të thotë fjalën e saj.”, tha Visherat.

 

Sapo prokuroria nisi hetimet, edhe pse nuk kishte kallëzim nga palët, shumë student u çuan në protesta dhe bllokuan shkollën. Në këtë universitet është diplomuar presidenti Emanuel Makron si dhe shumë ish-liderë francezë dhe të huaj, po ashtu emra të rëndësishëm në në letërsi, media, kulturë dhe modë.

Ndërkohë, më herët, rreth 100 studentë protestuan në sallën kryesore të leksioneve të universitetit pro-Palestinës duke sjellë debat për politizimin e auditorëve.

Ky rast tërhoqi edhe vëmendjen e kabinetit qeveritar, ndërsa pati akuza për antisemitizëm në protestë për akuzat ndaj një studenteje hebreje si sioniste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy