1 vit nga shembjet e banesave në zonën e ‘5 majit’, qytetarët para bashkisë: S’morëm asgjë nga ato që na premtuan, na mashtruan (VIDEO)

1 vit nga shembjet e banesave në zonën e ‘5 majit’, qytetarët para bashkisë: S’morëm asgjë nga ato që na premtuan, na mashtruan (VIDEO)

Banorët e ‘5 majit’ kanë dalë këtë të enjte në protestë para bashkisë së Tiranës dhe kërkojnë të dinë se çfarë po ndodh me projektin e ndërtimit të banesave që i janë premtuar pas shembjes së shtëpive të tyre.

Për mikrofonin e MCN Live, banorët shprehen se bonusi është i pamjaftueshëm, pasi qiratë janë shumë të larta dhe disa nga familjet nuk kanë marrë fare.

Duke vijuar më tej, ata shprehen se janë mashtruar dhe se deri tani ata nuk kanë marrë asgjë nga ajo që i kanë premtuar.

Bashkia është shkaku që na ka çuar që këtë gjendje si në njësinë 8 dhe në njësinë 4. Na nxorën me dhunë dhe na nxorën në rrugë të madhe. Toka është bosh. Nuk ka ardhur njeri. Na thanë për një vit do ju strehojmë asnjë lloj gjeje. Janë ca projekte që kemi pas parë. S’ka ardhur asnjë s’është bërë asnjë marrëveshje. Po trajtohemi me bonus qiraje, 180 mijë leke, unë e kamë qiranë 300 mijë lekë, e morëm pas 8 muajsh.

Unë kam pasur banesë 1 katëshe, ka qenë me hipotekë dhe dokumente. Jetoj me qira, marrë bonus 220 mijë lekë, por qiraja është 350 mijë lekë, shumë herë më e lartë se bonusi. Më 21 janar kam qenë në zyrën e  Maznikut dhe më ka thënë që brenda viti do të merrni shtëpinë. Kërkoj të di,  i kam shkruar nuk ka reaguar. Mund të rrish gjithë ditën dhe t‘i rish nga pas është e kotë, nuk takon njeri.

Dal sot se ajo që u ndodhi këtyre nesër do i ndodhi të paktën çdo qytetari të Tiranës. Kanë në plan ta shkatërrojnë këtë vend. Nga 164 prona që janë prishur, gjysma kanë ikur pasi nuk e përballojnë jetën, nuk është dëmshpërblyer asnjë. Propaganda është e dhimbshme, thonë do i merrni si tek 5 maji. Atje kanë marrë zero. Ky mashtruesi grabit dhe mashtron. Dikush o jeton në rrënoja se nuk merr as bonus dhe as nuk mundet vetë. Është dhe një jetim që duhet të jetë 4-5 vjeç vetëm me të ëmën nuk e dimë ku është.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy