Goditet grupi kriminal në disa qytete/ 11 masa sigurie, në kërkim edhe biznesmeni Mir Pepa

Goditet grupi kriminal në disa qytete/ 11 masa sigurie, në kërkim edhe biznesmeni Mir Pepa

Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar është zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), duke goditur një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafik droge, armësh dhe pastrim parash, me shtrirje në disa qytete të vendit.

 

Sipas informacioneve paraprake, janë lëshuar 11 masa sigurie ndaj personave të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti kriminal, ndërsa deri më tani raportohet për 7 persona të arrestuar.

 

Hetimet janë zhvilluar në kuadër të një procedimi penal të mëparshëm, nën drejtimin e prokurorit Alfred Shehu. 

 

Burime bëjnë me dije se operacioni është rezultat i një pune hetimore disa mujore, ndërsa ende nuk janë bërë publike detaje të plota mbi rolin e secilit prej të dyshuarve apo mekanizmin e funksionimit të grupit.

 

Në kuadër të këtij operacioni, SPAK ka lëshuar urdhërarrest edhe për Mir Pepën, i njohur si pronar i kompanisë “Pepa Group”.

 

Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal vijojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy