Ish-luftëtari i grupit Wagner kërkon azil në Norvegji

Ish-luftëtari i grupit Wagner kërkon azil në Norvegji

Një ish-luftëtar, i cili u largua nga grupi mercenar rus Wagner në korrik, po kërkon azil në Norvegji, thonë autoritetet.

Drejtoria Norvegjeze e Emigracionit dhe avokati i Andrey Medvedev konfirmoi të hënën se 26-vjeçari po kërkonte mbrojtje në vendin nordik, i cili ndan një kufi tokësor prej 96 km me Rusinë.

Medvedev, një jetim që iu bashkua ushtrisë ruse dhe vuajti kohë në burg përpara se t'i bashkohej Grupit Wagner, tha se u largua pasi ishte dëshmitar i vrasjes së dezertorëve të Wagnerit.

Në një intervistë të publikuar të hënën nga Gulagu.net, grupi rus i të drejtave që ndihmoi Medvedevin të arratisej, ai shprehej: "Kam frikë të vdes në agoni".

Policia norvegjeze u njoftua për kalimin e Medvedev të enjten vonë pasi rojet kufitare ruse gjetën gjurmë në dëborë, që tregonin udhëtimin e tij.

I identifikuar në atë kohë vetëm si i huaj, Medvedev u ndalua nga rojet kufitare norvegjeze, tha policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy