Diçka e re që ishte pritur prej kohësh po vjen në WhatsApp, modifikimi i mesazheve të dërguara.
Në versionin më të fundit të WhatsApp për Android, faqja e specializuar WaBetaInfo ka zbuluar se ekipi i zhvillimit po punon për prezantimin e një opsioni që ju lejon të modifikoni mesazhet pas dërgimit të tyre.
Për momentin nuk është e qartë se kur do të zbatohet funksioni. Përdoruesit mund ta ndryshojnë mesazhin duke e klikuar dhe më pas duke zgjedhur menynë me tre pika në funksionin Edit.



