Kravata që presidenti rus Putin zgjodhi të mbante në Ditën e Fitores mund të jetë një nga krijimet e Maurizio Marinella, sipërmarrësit italian që njihet si "mbreti" i rrobaqepësisë.
“Duket sikur është një nga krijimet e mia. Bëhet fjalë për një model me pika blu dhe të bardhs, ndoshta i është dhuruar nga Silvio Berlusconi ose ndoshta pjesë e një stoku dërguar Presidentit Putin. Është një model klasik, elegant, i cili zakonisht mbahet në raste të rëndësishme”, tha vetë Marinella për Rai Radio1.
"Dërgesa e fundit për Putin daton rreth një vit më parë - tha sipërmarrësi - duke përfshirë këtë model që i ishte dërguar në një sasi të madhe. Le të themi se vitet e fundit ne mund t'i kemi dërguar Putinit rreth tre deri në katërqind, nga të cilat një pjesë të madhe "të dhuruara" nga Berlusconi, i cili ishte "krijuesi" dhe "populliarizuesi" i modelit". Kravata kushton njëqind e tridhjetë euro.



