
Në shenjë proteste për bllokadën tregtare dhe taksën 100 për qind të tatimit të vendosur nga Prishtina për mallrat nga Serbia, të gjitha dyqanet ushqimore, dyqanet të tjera dhe kioskat me mallra në veri të Kosovës , do të mbyllën.
Poashtu nuk do të ketë as furra buke apo objekte tjera hotelierike. Qytetarët kanë bërë rezerva këto ditë dhe kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve në veri të Kosovës, Rados Petroviç, i tha RTS-së se kjo masë do të jetë në fuqi, derisa Prishtina të heqë taksën, raporton Blici serb.
“Ne kemi paralajmëruar se nuk mund të bëjëm biznes më këto taksa, dhe ja çfarë ndodhi. Përderisa taksat po vazhdojnë, dhe përderisa ne nuk mund të sigurojmë mallrat normalisht dhe të punojmë si një botë normale, kjo do të zgjasë", tha Petroviç.
Ai thekson se ky veprim i biznesmenëve filloi spontanisht, pasi që ata foilluan të ngelin një nga një pa mallra.
“Secili duhet të ketë solidaritet, nuk është e drejtë që dikush e bën, dhe dikush nuk e bën", thekson kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve në veri të Kosovës.
Ai kujton se ka marrë premtimin nga autoritetet e Beogradit se banorët e veriut të Kosovës nuk do të mbeten të uritur dhe fton Bashkësinë Ndërkombëtare që të përfshihet në zgjidhjen e problemit sa më shpejt që të jetë e mundur.
Prishtina ka imponuar një taksë 100 për qind më shumë se shtatë muaj më parë për Serbinë. Shumë ankesa nga Beogradi u dërguan në BE lidhur me këtë problem.



