Kishin zënë hapësirat publike, policia sekuestron qindra shelzongë e çadra në Manzë

Kishin zënë hapësirat publike, policia sekuestron qindra shelzongë e çadra në Manzë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Plazh i lirë", kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u konstatuan 3 raste të tjera të kësaj paligjshmërie, për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Pushtimi i tokës", për 3 administratorë subjektesh ekonomike, konkretisht për shtetasit: -Xh. Gj., 26 vjeçe, pasi kishte vendosur 42 shezlongë dhe 21 çadra, pa lejen përkatëse; -A. B., 54 vjeç, pasi kishte vendosur 84 shezlongë dhe 42 çadra, pa lejen përkatëse; -I. I., 49 vjeç, pasi kishte vendosur 168 shezlongë dhe 84 çadra, pa lejen përkatëse. Shezlongët dhe çadrat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë. Kontrollet dhe verifikimet vijojnë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy