Një 18-vjeçare e zhdukur prej 23 ditësh nga banesa në fshatin e saj në Gdheshtë të Kukësit u gjet e vetëvarur. Pas një operacioni të gjerë, Policia e Kukësit arriti ta gjente Aurelën 18-vjeçare të varur në një zonë shumë të pyllëzuar dhe në një terren të vështirë malor rreth 2 km larg banesës.
Mjeku ligjor i cili shkoi nga Tirana në qytetin verilindor përcaktoi se shkaku i vdekjes është vetëvarja me litar.
Në vendin e ngjarjes u gjetën edhe telefoni dhe sende të tjera personale. Policia konfirmon se kemi të bëjmë me vetëvrasje, por po heton për shkaqet që shtynë 18-vjeçaren të kryente aktin e rëndë të vetëfiljimit.
E fejuar që prej 10 muajsh, Aurela sipas të afërmve nuk ishte patur probleme të fejuarin dhe madje shkonin mirë. Familjarët, 4 motrat, vëllai i vogël dhe dy prindërit e të ndjerës janë marrë në pyetje për të zbardhur arsyet e vetëvrasjes, raporton Klan Plus.



