Gazment Bardhi në SPAK për dosjen “Xibraka” (VIDEO)

Gazment Bardhi në SPAK për dosjen “Xibraka” (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhi është paraqitur sot në SPAK për të dhënë deklarime në lidhje me dosjen “Xibraka”.

Drupal Ad

 

 

 

 

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

"Në përgjigje të një fletë-thirrje nga prokurori Alfred Shehu ndaj kreut të grupit parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi, ai është paraqitur ditën e sotme, pasi dy herë ka qenë në pamundësi për shkak të agjendës së punës. MCN Live ka siguruar pamjet, kur Bardhi kalon shkallët e Prokurorisë së Posaçme. Do të shkojë në zyrën e oficerëve të BKH, ku do të japë deklarime si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, dhe një kallëzim që ai ka bërë pasi pretendon se ka përfshirje të politikës në dosjen e Xibrakës, e cila nuk është hetuar e plotë, përkatësisht ndaj vëllait të kryeministrit, Olsi Rama. Ka pasur edhe një padi për shpifje në fakt, për moskallëzim krimi, e cila është pushuar”.

"Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen", është shprehur Bardhi pas daljes nga SPAK, në një prononcim të shkurtër për mediat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy