Vajza 4-vjeçare gjendet me komardare në mes të detit (Video)

Vajza 4-vjeçare gjendet me komardare në mes të detit (Video)

Një vajzë e vogël ka shpëtuar për mrekulli në bregdetin grek. Ajo ishte në breg me komardaren e saj në Gjirin e Korithit në Greqi, ku në mungesë të vëmendjes së prindërve deti e kishte tërhequr 500 metra larg bregut.

Rojet bregdetare greke u habitën kur panë në mes të detit një komardare me një fëmijë 4 vjeç në të.  Ndodhi të hënën në mëngjes në Rio – Antirrio, Greqi.

Fëmija ishte vërtet me fat pasi u shpëtua nga rojet bregdetare të cilët ndaluan anijen dhe e morën vajzën por kjo histori mund të përfundonte edhe në tragjedi.

Mesa duket vajza i kishte shpëtuar kotrollit të prindërve të saj dhe rryma kishte çuar komardaren me vajzën e vogël në të 500 metra larg nga bregu.

Videoja tronditëse po bën xhiron në rrjetet sociale dhe po merr shumë reagime, dhe pyetja që të gjithë ngrenë është: Po prindërit ku ishin?

Videja e publikuar nga Petros Kritsonis shoqërohet me një përshkrim ku shkruan se nuk ka qëllim të fajosë prindërit por të ndërgjegjësojë ata për rrezikun që i kanosen fëmijëve nga lodrat e detit.

Në breg, ndodhen prindërit e vajzës të cilët  janë në ankth. Pak kohë para se vajza të humbte në valët e detit ajo po luante me babain e saj në breg. Sidoqoftë, era ndryshoi direkt drejtim dhe ajo u zhduk nga sytë e të atit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy