
Cilat janë planet që po çojnë në dëmtimin e opozitës në vend. Është pyetja që gazetari Andi Bushati, u mundua ti jap përgjigje me faktin se ka një plan të qartë për ta zhbërë politikisht.
Në studion e “Të paekspozuarit” në MCN tv, Bushati tha se ka një plan të qartë për të asgjësuar opozitën dhe se kjo sipas tij ndihmohet nga disa ‘vemje’ gjyqtarësh dhe prokurorësh.
Ka pasur një plan të qartë për ta asgjësuar opozitën. Këtë plan po e realizon SPAK, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, e kuptoj se kush e ka nisur si plan dhe kush po shërben si hanxhar.
Mua nuk më dhemb PD, më dhembin institucionet e mia, sepse PD është e paaftë ti zgjidhi problemet e veta.
Ky është një plan politik që disa vemje prokurorësh dhe gjykatës po e zbatojnë kjo është e hidhur që po e shikojmë këtu.
Kush i prish humorin sundimtarit, futtë SPAK, Gjykatat e Lartë dhe Kushtetuesja dhe të masakrojnë.



