
Zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të lejohen, nuk do të pranohen dhe nuk do të njihen. Kështu është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha, pas një takimi në selinë blu me të ngarkuarën e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones.
Basha nuk pranoi të komentonte rreth asaj që ka diskutuar me përfaqësuesen amerikane në Tiranë, por përsëriti se 30 qershori do të jetë filllimi i fundit të Ramës si kryeministër.
“Presidenti e ka zhdekretuar datën e zgjedhjeve, çdo gjë që po bën Rama janë aktivitete të paligjshme. Ne jemi të vendosur ta mbrojmë demokracinë. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh. Kjo nuk ka për të ndodhur. Kjo betejë ka një përfundim: fundin e regjimit autokratiko-kriminal të Edi Ramës”, tha ai.
Zgjedhjet, e dërguara e SHBA-ve takohet me Bashën
E dërguara e SHBA-ve në Shqipëri, zv.ambasadorja Leyla Moses-Ones, ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ku do të zhvillojë një takim me kreun e PD Lulzim Basha.
Tema e takimit është situata politike në vend.
Takimi vjen 5 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore, për të cilat maxhoranca vijon fushatën, ndërsa opozita zbaton vendimin e presidentit Ilir Meta për anulimin e tyre.



