Kontrolle të befasishme në Tiranë, kapet kokainë dhe armë të ftohta

Kontrolle të befasishme në Tiranë, kapet kokainë dhe armë të ftohta

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për "Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta". Në kuadër të kontrolleve të befasishme në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, janë sekuestruar një sasi lënde narkotike dhe armë të ftohta.

Njoftimi i policisë

Gjatë kontrollit të ushtruar në kryqëzimin e rrugës së "Barrikadave", në mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin A. D., dhe pasagjer shtetasin R. M., janë gjetur 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Në kushtet e flagrancës janë arrestuar shtetasit :

- A. D., 46 vjeç, banues në Tiranë.

- R. M., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Të dy shtetasit e arrestuar kanë qënë të dënuar më parë për veprën penale "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike".

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- mjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit Altin Dajçi.

- 6 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 4.6 gramë.

- 2 thika me teh metalik.

- 5 celularë të markave të ndryshme.

- një sasi lekësh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 283/2 dhe 279 të Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy