Takimi historik/ Trump: Bota do të shohë një ndryshim të madh (FOTO)

Takimi historik/ Trump: Bota do të shohë një ndryshim të madh (FOTO)

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe lideri i Koresë së Veriut kanë zhvilluar takimin historik në Singapor. Trump tha se bisedimet shkuan “më mirë sesa e ka pritur kushdo”,  duke shtuar se do të ketë marrëveshje të firmosur pas bisedimeve dypalëshe për t’i dhënë fund armatimit bërthamor në gadishullin korean.

Lideri i Koresë së Veriut zgjodhi të heshtte përkrah Trump-it kur ata dolën para mediave, por më përpara e kishte përshkruar takimin si “një prelud i mirë paqeje”.

“Shumë progres, vërtet diçka pozitive. Mendoj se ishte më mirë sesa e kishin pritur të gjithë. Kryesorja, shkoi shumë mirë. Kemi vendosur ta hedhim pas shpine të shkuarën, firmosëm një dokument historik. Bota do të shohë një ndryshim të madh”, tha Trump.

Takimi i zhvilluar në ishullin Sentosa, në hotelin “Capella”, u pasua nga një shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje para kamerave, një event që ndodh për herë të parë që prej 70 vitesh.

Takimi kokë më kokë Trump-Kim zgjati 40 minuta në praninë e dy përkthyesve.

Në mbledhjen me temë çështjen bërthamore kanë qenë të pranishëm edhe sekretari i Shtetit, Mike Pompeo; shefi i kabinetit, John Kelly, dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, John Bolton. Ndërsa nga pala koreane të pranishëm ishin krahu i djathtë i liderit, Kim Yong-chol; ministri i Jashtëm, Ri Yong-ho dhe Ri Su-yong, president i Komisionit diplomatik të Asamblesë Supreme të popullit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy