
Trajneri i ri i Partizanit, Klevis Dalipi, ka folur në konferencën për shtyp në prag të përballjes së nesërme kundër Luftëtari. Dalipi falënderoi drejtuesit për besimin e dhënë dhe shtoi se në sfidën e radhës objektivi i vetëm i Partizanit do të jetë marrja e tre pikëve.



