
Drejtësia është sistemi më i diskutuar në këto 30 vite. Nuk ka qeveri që nuk e premtoi reformimin dhe pavarësinë e tij. 7 vite më para u votua refoma e re në drejtësi e cila do të sillte në jëtë institucione të reja të cilat do mbanin larg influencën duke funksionuar si të pavarura . Këshilli i Lartë Gjyqsorë ishte njëri prej këtyre institucioneve i cili konsiderohet si qeveria e gjyqësorit. Prej vitesh tashmë gjykatat janë vështirësi për shkak të numrit të madh të gjyqtarëve të larguar prej vetingut apo të dorëhequr. Kjo solli si pasojë rritjen e numrit të dosjeve stok në gjykata. Stoku i dosjeve në të gjitha shkallët e gjyqësorit është rreth 115 mijë.
Në kushte të tilla Këshilli i Lartë Gjyqësor vendos të ndërhyje duke miratuar një hartë të re gjyqësore e cila mori edhe miratimin e qeverisë. Prej 1 shkurtit të vitit të kaluar ajo është në fuqi dhe si pasojë u mbyllën 9 gjykata të shakllëve të para dhe 5 gjykata të apelit me jurdiksion të përgjithshëm.
Në vend prej 15 muajsh funksionon vetëm një gjykatë apeli e cila është e vendosur në Tiranë, por kjo gjykatë nuk është ditën e saj më të mirë. Harta e re Gjyqësore nuk ka sjellë asnjë përmirësim në gjendjen e sistemit gjyqësore në vend. Qytetarët shqiptarë e kanë më të vështirë se një vit më parë për të marrë drejtësi dhe kjo konfirmohet po nga të dhënat e Këshillit të Lartë Gjyqësorë i cili ka publikuar raportin vjetor të vitit 2023.
Miratimi i një Gjykate Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm në të gjithë vendin nuk e ka ulur numrin e dosjeve stok. Apeli i Tiranës e ka nisur punën e tij në 1 janar të këtij viti me një stok prej 38 mijë çështjes, 7 mijë më shumë krahahasuar me një vit më parë .
Kjo shifër është rritur me 20% më shumë se viti i kaluar dhe shkrirja e gjykata të apelit në një të vetme nuk ka sjellë atë që u propagandua gjatë diskutimeve për hartën gjyqsorë që çoi në mbylljne e këtyre gjykatave. Por kjo ishte e paralëjmeruar nga drejtuesja e KLGJ-së Naureda Llagami e cila në fundit e 2021 tha se as harta e re nuk do të sillte zgjidhjen e stokut të dosjeve në gjykatat shqiptare. Por është e paqartë se përse është propozuar dhe mriatuar një gjë e tillë kur nuk do të ishte zgjidhje.
Rreth 15 mijë çështje të reja janë regjistruar në këtë gjykatë gjatë vitit të kaluar . Të kategorizuara sipas natyrës dhe kohës së pritjes, çështjet rezultojnë sipsi më mëposhtëm.
Vërehet se çështjet e regjistruara rreth 2 deri në 3 vite më parë zënë numrin më të madh të çështjeve në pritje të gjykimit prej 9769 ose 26% çështje nga.
8560 ose 23%, e zënë çështjet e kategorisë 3 deri në 5 vjet.
6448 çështje presin prej 1 deri në 2 vitesh për t’u shqyrtuar nga gjykata e apelit.
Me një pritje prej më shumë se 5 vitesh, rezultojnë 1360 çështje penale dhe 3349 çështje civile, të cilat përbëjnë 12.5% të backlog-ut të vitit 2023.
Situatë e vështirë është edhe në gjykatëne apelit admnistrativ ku sipas të dhënave janë duke u gjykuar çështje të vitit 2017 dhe 2018. 21200 çështje presin për shqyrtuar dhe sipas ngarkesës një gjyqtarë ka rreth 3 mijë dosje. Një numër i cili është jashtë çdo standardi të bashkimit europian pasi një qyetari do ti duhej të priste rreth 15 vite për të marrë drejtësi sipas vetë llogarive të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Përtej këtyre të dhenave të prodhuara nga vetë këshilli i cili sqaron se situata është më e mirë se një vit më parë zgjidhja e vetme për dy gjykatat e apelit asaj admnistrative dhe me judiksion të përgjithshëm është rritja e numrit të gjyqtarëve.
Gjykata e Apelit e Tiranës gjatë vitit që lamë pas ka funksionuar me 24 gjyqtarë nga 78 që duhet të ketë në organikën e saj. Vetingu në këto 6 vite ka larguar pjesën më të madhe të gjyqtarëve me argumetnin se ata nuk justifikonin pasurinë dhe plotësonin kriteret morale dhe profesionale për të ushtruar detyrën.
Në të njëjtën kohë që vetingu bente punën e tij KLGJ duhet të bentë qeverisjen e gjyqsorit për të bërë të mundur plotësimin e vakancave që vinin nga procesi që po pastronte drejtësinë.
Por KLGJ nuk mundi ta bëntë këtë duke bërë që gjykata e apelit të mos plotësohej me anëtarët që kishte përcaktuar dekreti. Vit pas viti nga aty largoheshin gjyqtarë dhe nuk zëvendësoheshin ndërsa numri i dosjeve të pashqyrtuara shënoi rritje me mijra nga viti në vit.
Këshilli Gjyqsorë dhe Shkolla e Magjistraturës dështuan që të plotësonin nevojat që kishte sistemi për magjistratë të rinj. KLGJ u vendosi të kërkojë zgjidhje alternative sic ishte ndryshimi i hartës gjyqsore e cila në vitin e saj të parë nuk ka sjellë asnjë përmirësim në uljen e backlogut të gjykatave të apelit.
E njëjta situatë me mungesën e gjyqtarëve është edhe në apeli admnistrativ e cila gjatë vitit që lamë pas ka funksionuar me 8 gjyqtarë nga 13 që duhet të këtë. Për të ulur numrin e cështjve që presin në arkivin e kësaj gjykata KLGJ sqaron në raport se duhet të ketë një rritje të gjyqtarëve me 19 të tillë dhe kërkohet që kjo gjë të ndodhe sa më shpejt. Më këtë propozim KLGJ pranon se zgjidhja e vetme për të ulur numrin e dosjeve stok në gjykata është shtimi i numrit të gjyqtarëve.
Këshilli i lartë Gjyqësor e kishte një model se çfarë ndodh nëse kë vetëm një Gjykatë Apeli në gjithë vendin dhe ishte ai apelit admnistrativ. Prej ngritjes tij ka pasur gjithmonë vështirësi në funksionim dhe numër të lartë dosjes stok para se të fillonte reforma në drejtësi dhe është e paqartë se perse u shkua sërish drejt këtij modeli.
Gjykatat e Apeleve janë hallka kryesore e sistemit pasi janë ato që japin vendime të formës së prerë të cilat janë të ekzekutueshme. Mungesa e një vendimi t ëtillë apo vonesa për disa vite sjellë përplasje mes palëve në proceset gjyqësore.
Gjykata e Apelit është njëra ana e këtij sistemi që po funksionon me vështirësi prej disa vitesh. Mungesa e gjyqtarëve tashmë është fakt edhe ne gjykatat e shkallëve të para cka po i kthen ato në gangrenë për qyetarët.Në raportin e fundit të KLGJ-së stoku në këto gjykata në gjithë vendin arriti në rreth 44 mijë duke sjellë një rritje me 4 mijë çështje krahahsur me një vit më parë. Sipas këtij dokumenti gjykata më e madhe në vend ajo e Tiranës ka në arkivat e saj që presin shqyrtimin rreth 20 mijë dosje, gati gjysmen e totalit në rang vendi.
Në të gjitha gjykatat e shkallëve të para në vend gjatë vitit 2023 kanë munguar 102 gjyqtarë vende vakante të cilat duhet të plotësoheshin nga KLGJ. Në gjykatën më të madh në vend atë të kryeqytetit mungojnë 43 gjyqtarë nga 80 që duhet të këtë sipas dekretit.
Gjykata e Lartë është duke u plotësuar me numrin e antërave që kërkon ligji. Sot aty ushtrojnë detyrën 17 gjyqtarë nga 19 që është organika e saj. Por funksionimi i kësaj gjykate pati një kosto të madhe për shkak se numri i cështjeve të prapambetura arriti në 36 mijë në mars të 2020. Ndërsa sot në takun e kësaj gjykata janë rreth 26 mijë dosje, 3 mijë më pak se vitin e kaluar.
Për ti dhënë zgjidhje kësaj situatë KLGJ ka miratuar një draft strategji kombëtare 2024-2027 për uljen e numrit të çështjeve të prapamebtura.
Nëse kjo strategji parashikon se në gjykatat e shakllëve të para numri i dosjeve në pritje mund të zgjidhet deri në 2026 në gjykatat e apeleve situata nuk është kaq rozë. Në apelin e juridiksionit të përgjithshëm parashikohet se dosjet stok të ulen nga 20 deri në 30% ndërsa në atë admnistrativ parashokohet të pakësohen 25& e çështjeve . KLGJ për të arritur këto rezultate ka përcaktuar dhe objekticvat stategjike ku bie në sy pika katër e tij për preznatimin e një apkete me ndryhsime ligjore .
“Prezantimi i një pakete ndryshimesh ligjore të përqendruara në uljen e çështjeve të prapambetura dhe zbatimin e masave konkrete për parandalimin e çështjeve të prapambetura në gjykata për të shmangur rritjen e tyre në të ardhmen. Këto ndryshime kanë si qëllim promovimin e modelit të një gjyqtari të vetëm në gjykimin e çështjeve të caktuara, kufizimi i mundësisë së ankimit për një lloj çështje të caktuar, rritja e numrit të ndihmësve ligjorë, shtimi i kompetencave të Këshillit të Gjykatës, etj.”- Raporti i KLGJ
Sipas kësaj pike jo çdo qytetar do të ketë mundsi të ankohet në gjykata, por në cilin shkalle KLGJ-ja nuk e ka të sqaruar në këtë pikë.
Këshilli i Lartë Gjyqësorë në raportet e tij sqaron se këtë situatë e solli vetingu në drejtësi nisi në shkurt të vitit 2018 proces i cili nuk u e ndali për ritmin e tij. Me të njëjtin ritëm do duhej ta ndiqnin edhe institucionet të cilat duhet të zëvendësonin gjyqtarët dhe prokurorët e larguar,gjë e cila nuk ndodhi.
Deri në fund të vitit 2022 me vendim të shkallës se parë te vetingut u larguan nga detyra me shkarkim apo dorëheqje 187 gjyqtarë.
Shumica e tyre u nxorrën jashtë sistemit se nuk justifikonin pasurinë dhe për shkak të kontakteve të papërshtatshme me persona të botës krimit apo të dënuar.
Detyrën për zëvëndësimin e këtyrë gjqytarëve të larguar e ka shkolla e magjistraturës si i vetmi institucion që diplomon magjistratë dhe këshilli i lartë gjyqësorë që bën emërimin dhe promovimin e tyre në dëtyre.
Por nga viti 2018 deri në fund të vitit 2022 këto dy institucione kanë diplomuar dhe emëruar vetëm 67 gjyqtarë ndërsa të larguar janë 187 .
Raporti është që për çdo tre gjyqtarë të larguar në sistem është futur një.
Konkretisht sipas të dhënave që ndodhen në faqen e shkollës së magjsitraturës në vitin 2018 u diplomuan 10 gjyqtarë, një vit më vonë 16 ,në 2020 do diplomoheshin 19 gjyqtarë , në vitin 2023 ,23 gjyqtarë dhe vitin që kaloi 40 gjyqtarë.
Ajo që bie në sy është se gjatë 2021 shkolla e magjistraturës nuk ka diplomuar asnjë magjistrat e për pasojë nuk ka pasur emërime në gjykatë. Në këtë vit janë diplomuar vetëm 6 këshilltarë ligjorë dhe 3 ndihmësa ligjorë
Shkak për mosdiplomimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve ishte politika pasi parlameti dështoi të miratontë ndryshimet që duheshin në ligjin për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit.
Vetëm gjatë 2021 komisioni i pavarur i kualifikimit shkarkoi rreth 35 gjyqtarë.
Vakancat e krijuara nga ky proces KLGJ nuk mundi ti plotësojë për shkak të numrit të vogël të magjistratëve që pranoheshin nga shkolla e magjistraturë.
Edh pse u pa që në fillim se vetingu po rrëzontë gjysmën e të vetuarve përsëri shkolla e magjistraturë të ndryshonte poltikën e saj të pranimit të pak studentëve në auditorët e saj.
Ndërsa për vitin akademik 2022-2023 shihet që magjistratura ka ndryshuar poltikën e saj duke hapur gjithësej 81 kuota nga të cilat 76 janë për prokuror dhe gjyqtarë.
Ky është numri më i madh i studentëve që kjo shkollë ka pranuar duke parë që sistemit i mungojnë më shumë se 200 gjyqtarë dhe prokuror.
Të gjithë bien dakord që reforma në drejtësi ishte një domosdoshmëri por faktet e mësiperme tregojnë që institucionet mund të kishin reaguar ndryshe.
Nëse shkolla e magjistraturës do të kishte pranuar një numër të përafërt kandidatësh me ata që largoheshin nga vetingu atëherë sistemi i drejtësisë nuk do të ishtë në kaq vështirësi.
Numri i dosjeve stok të cilat ndodhen në të gjitha shkallët e gjyqësorit do ishte shumë me i ulët.
Vetingu në shkallën e parë të tij është drejt fundit pasi për rreth 610 prokurorë dhe gjyqtarë kanë kaluar në sitë. Mbetën më pak se 200 të tjerë të për të cilët do të përfundojë brenda 2 vitesh.
Ndërsa diskutimi që pritet të hapet pas mbarimit të këtij procesi do të jetë se cili do të jetë fati i trupave të komisionerëve dhe admnistratës të komisionit të pavarur të kualifikimit.
Ai deri sot ka shërbyer si komision ndryshe nga shkalla e dytë e vetingut kolegji i posacëm i apelimit i cili është nën ombrellën e gjykatës kushteteuse.
Mungesa e gjyqtareve nuk është e vetmja vështirësi e sistemit të ri të drejtësisë, pasi në të njëjtën situatë janë edhe prokuroritë e rretheve. 104 prokurorë mungojnë në të gjithë vendin duke e kthyer zvarritjen e hetimeve në një problem shumë të madh për qyetarët. Edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë thotë se kjo situatë zgjidhet vetëm duke rritur numrin e prokurorëve që duhet ta dalë nga Shkolla e Magjistraturës.
KLGJ dhe KLP gjatë funksionimit të tyre gjatë këtyre viteve janë vënë edhe para disa akuzave për favorizim të anëtarëve të tyre. Harta e re Gjyqësore u përdor edhe për të bërë disa lëvizje në sistem të vëtë anëtarëve duke ngritur pikëpyetje për konflikti interesi.
Gjykata dhe prokuroria e shkallës së parë Kavajës iu bashkua asaj të Durrësit, e Matit, Dibrës, Kruja, Tiranës, e Kurbinit, Lezhës, Lushnja do të zhvendoset në Fier.
Gjithashtu, qytetarët e Tropjës do të marrin shërbimin në Kukës, gjykata dhe prokuroria e Pogradecit bashkohet më atë të Korçës, e Përmetit në Gjirokastër dhe ajo e Pukës në Shkodër.
Krahas këtëtij zhvillimi në lëvizje është vënë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësorë për të bërë lëvizjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve në sistem për shkak të riorganizimit.
Në mbledhjen e datës 24 prill të vitit të kaluar qeveria e prokurorisë KLP vendosi të miratojë projekt-aktin për transferimin e përhershëm të 30 prokurorëve.
Por ajo që bie sy në këtë listë janë emrat e dy anëtarve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Esmeralda Keshi dhe Eloida Goxhi.
Para këtij projekt-akti, Keshi ishte e emruar si drejtuese në prokurorinë e Dibrës ,ndërsa Goxhi ushtronte detyrën e drejtuese së prokurorisë së Beratit.
Me votat e 9 anëtarëve të KLP në 24 prill ato kanë përfituar emërimin në Prokurorinë e Tiranës.
Ky veprim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka ngritur dyshime për konflikt interesi pasi ligji për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit është i qartë për këtë lloj situatë.
Nëni 43 i tij për procedurat e lëvizjes paralele e ndalon një lëvizje të tillë të anëtareve të këshillit të prokurorisë.Pika tre e këtij neni jo vetëm e perjashton anëtarin e KLP, por edhe tre vite pas mbarimit të mandatit përjashtohet nga lëvizja paralele.
E njejta gjë në fund të muajit janar është bërë edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë i cili vendosi të tranferojë nga gjykata e Kurbinit në atë të Tiranës anëtaren e tij Marçela Shehu. KLGJ argumentoi se vendimi I saj nuk ishte në koflikt interesi por se kishte bërë tranferim të detyruar të Shehut për shkak se harta e re gjyqsore e kishte nxjerre jashtë strukturës së gjykatës së Kurbit.
Gjatë funksionit të reformës në drejtësi gjatë këtyre viteve është vënë re dhe një tejtër fenomen promovimi në sistemin e ri të ekspertëve të lartë që e hartuan atë . Marjana Semini u emërua gjyqtare në Gjykatën Kushteteuse në fund të vitit të kaluar.
Ajo ishte e fundit në radhë nga ekspertët e nivelit të lartë, të cilët u angazhuan për hartimin e Reformës në Drejtësi në vitin 2015 që u promovua në një detyrë kaq të rëndësishme.
Rasti i Seminit nuk ishte i vetëm Gent Ibrahimi u zgjodh anëtar i Kushtetueses po vitin e kaluar. Ai drejtoi Këshillin e Lartë të Prokurorisë për tre vite para se të shkonte në gjykatën më të rëdësishme në vend. Ibrahimi gjithashtu ka qënë ekspert i nivelit të lartë gjatë hartimit të reformës në drejtësi.
Të promovuar në postet të rëndësishme të sistemit të drejtësisë janë edhe disa ekspertë te tjerë të cilat vendosën mënyrën si do ndërtohej sistemi i ri i drejtësis.
Ardian Dvorani ishte njëri prej tyre por ai nuk u zgjodh anëtarë i kushteteuses pasi parlamenti votoi për Marjana Seminin.
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, është njëri prej të promovuarve. Ai u zgjodh në krye të kësaj shkolle në verën e 2020.
Në listën e eskpertëve të nivelit të lartë është edhe Sokol Sadushi zëvendëskyretari aktual i Gjykatës së Lartë dhe anëtari tjetër i kësaj gjykate, Ilir Panda.
Këto emërime të poste shumë të rëdësishme të sistemit të drejtësisë kanë ngritur disa pikëpyetje për konflikt interesi apo vendosjen në kushte të pabarabarta kandidatët që kanë konkuruar me këta persona.
Nga gjashtë ekspertët e nivelit të lartë të promovuar në sistemin e ri të drejtësisë, vetëm gjyqtari Ardian Dvorani i është nënshtruar procesit të vetingut nga komisionet që janë ngritur për këtë proces KPK dhe KPA.
Vetingu i pesë të tjerëve që nuk vijnë nga radhët e magjistratëve, është kryer ose po kryhet nga Këshilli i Emërimve në Drejtësi ose Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Vetingu i kryer nga komisionet perceptohet se ka një standard më të lartë se ai i kryer KLGJ, KLP apo KED.
Në shumë raste, raportet pozitive të këtyre isntitucioneve janë rrëzuar KPK apo KPA të cilat kanë gjetur probleme sidomos në kriterin e pasuirsë.
Hetimet admnistrative të komisioneve të vetingut kanë gjëtur mangesi edhe në hetimin që kyren Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit. Raportet e këtij të fundit janë cilësuar si pa probleme nga KLP, KLGJ dhe KED.
Procesi i rivlerësimit kalimtar është i detyrueshëm për të gjithë gjyqtarët, prokurorët apo ndihmësit ligjorë që në momentin e hyrjes në fuqi të legjislacionit të reformës. Procesit të vetingut mund t’i nënshtroheshin me dëshirë edhe ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët që ishin larguar nga sistemi përpara hyrjes në fuqi të legjislacionit të ri.



