Cunami në Fukushima, gjykata vendos dëmshpërblimin e banorëve me 10 milionë dollarë

Cunami në Fukushima, gjykata vendos dëmshpërblimin e banorëve me 10 milionë dollarë

Gjykata e Tokios vendosi që kompania Tokyo Electric Poëer (Tepco) t’u paguajë 1.1 miliardë jenë (10 milionë dollarë) një grupi banorësh në Fukushima. Vendimi vjen 7 vjet pas shkrirjes së reaktorit në stacionin bërthamor në veri verilindje të Japonisë. Një grup prej 321 banorësh në Minami-soma, prefektuar e Fukushimës, kishte kërkuar 11 miliardë jen si dëmshpërblim.

Minami-soma është një qytet rreth 30 km nga stacioni bërthamor Fukushima Dai-ichi, i kompanisë Tepco. Shkrirja e reaktorëve ndodhi pas tërmetit dhe cunamit që pasoi në mars të 2011-s. Për shkak të rrjedhjes së materialit reaktiv, disa zona pranë stacionit u bënë të pabanueshme, çka i detyroi banorët të linin shtëpitë e tyre.

Tepco është kritikuar shpesh për neglizhencë në lidhje me rrezikun e katastrofave natyrore në Fukushima.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy