
GJKKO ka shpallur fajtor ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, duke e dënuar me 2 vjet e 20 ditë burg.
Ai u shpall fajtor për “shpërdorim detyre” dhe “fshehje e mosdeklarim pasurie”.
Po ashtu GJKKO vendosi që apartamenti i sekuestruar t’i kthehet shtetasit Gentian Sula, ndërsa sipërfaqet e tokave, 10 mijë m2, të konfiskohen e t’i kthehen shtetit.



