Takimi i parë si President i zgjedhur, Begaj pritet nga ambasadori britanik në Shqipëri

Takimi i parë si President i zgjedhur, Begaj pritet nga ambasadori britanik në Shqipëri

Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj, ka zhvilluar sot takimet e para pasi u votua në Kuvend si kryetar shteti.

Ai takoi ambasadorin britanik në Shqipëri Alastair King-Smith dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Këta të fundit vlerësuan qëllimin e Begajt për t’i shërbyer interesave afatgjata të popullit shqiptar.

Përmes një deklarate ambasadori Alastair King-Smith shprehet:

Diskutuam rëndësinë e sigurisë rajonale, duke adresuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve dhe garantimin e standardeve më të larta në detyrat publike dhe emërimet. I dërguari i Posacëm, Sir Stuart Peach, ndodhet në vizitë dy ditore në Shqipëri me synimin për të përforcuar angazhimin e Britanisë për të bashkëpunuar me udhëheqësit shqiptarë dhe liderët e tjerë, për të promovuar në të gjithë rajonin institucione të forta demokratike dhe shoqëri të hapura. Si aleatë të ngushtë, do të angazhohemi me Presidentin e zgjedhur Begaj që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria të adresojnë sfidat e përbashkëta dhe të krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi për të dyja vendet tona".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy