Primaret e PD në Tiranë/ Fejzo: Procesi ishte i shkëlqyer, kemi fituar të gjithë bashkë

Primaret e PD në Tiranë/ Fejzo: Procesi ishte i shkëlqyer, kemi fituar të gjithë bashkë

Kandidatja e PD në primaret e Tiranës Enkelejda Fejzo, deklaroi për MCN TV se procesi i votimit në kryeqytet ka shkuar në mënyrë të shkëlqyer. Fejzo tha se më në fund listat e kryetarëve do të marrin fund, pasi po vendosin anëtarët.

Procesi ka shkuar në mënyrë të shkëlqyer, nuk kemi parë asnjë incident, të paktën në Tiranë. Falënderojmë të gjitha degët, të gjithë anëtarët që kanë punuar me seriozitet. Ky është një proces që sado të ketë pasur probleme teknike, pjesa tjetër do shkojë më mirë në vazhdimësi. Çështja ishte me problemet e listave, disa e kishin emrin, disa jo. Por çdo qytetar ka votuar aty ku mundej. Kontestimet s’janë tepër me problematika. Por çdo qytetar ka votuar. Tani po vijnë edhe kutitë e numërimit. Kushdo kandidat të ketë fituar, s’ka fituar vetëm ai, por kemi fituar të gjithë bashkë. Shpresoj të ketë fituar më i miri. Listat e kryetarit do marrin fund, do jenë vetëm anëtarët që do votojnë. Është proces shumë i bukur, ndërkohë që në PS njëshi Akoma vendos të parin. Kushdo të jetë ai apo ajo, ne duhet të ndryshojmë modelin e kryetarit, që është modeli i krimit, vrasjet, që ia ka ulur kokën qytetarët”.

E pyetur nëse ajo e mund Veliajn, Fejzo tha:

Patjetër mund ta mposht Veliajn, por nëse do të isha dhe shpresoj shumë që të jem...Vizioni im është qytetar dhe evropian”.

Ajo shtoi se askush që ka garuar në primare s’duhet ta quaj veten humbës, duke u shprehur se “kemi fituar të gjithë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy