Edhe Vuçiç i shpall luftë “armikut të padukshëm”

Edhe Vuçiç i shpall luftë “armikut të padukshëm”

"Serbia është në luftë që nga sot me një armik të padukshëm", tha presidenti serb, Aleksander Vuçiç, në një dalje publike të dielën në darkë, kur njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit.

"Prindërit tanë, të moshuarit e këtij vendi, ata kanë ndërtuar fshatrat tanë, rrugët tona dhe hekurudhat ... Ata kanë ndërtuar gjithçka që kemi në vendin tonë. Dhe ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi për t'i ndihmuar këta njerëz të mrekullueshëm", tha Vuçiç.

"Në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Serbisë, dhe në përputhje me dispozitat e Kushtetutës, nenin 5 të Kushtetutës, unë informoj se ne kemi marrë vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Serbisë".

Vuçiç tha se një vendim i tillë nuk ishte i lehtë. "Serbia është në luftë që nga sot me kundërshtarin e padukshëm", thotë Presidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy