Buxhuku: Shkalla e lartë e informalitetit vjen nga gjendja jo e mirë e bizneseve

Buxhuku: Shkalla e lartë e informalitetit vjen nga gjendja jo e mirë e bizneseve

Eksperti i ekonomisë Gjergji Buxhuku tha në “Mcn Economy” se shkalla e lartë e informalitetit vjen në radhë të parë nga gjendja jo e mirë e bizneseve në Shqipëri. Buxhuku mendon që nuk është tregu i punës sektori kryesor ku shprehet informaliteti

"Duhet t’i marrim pak me rezervë këto shifra që jepen. Teknikat e marrjes së këtyre të dhënave nga bizneset janë pak të vështira për t’u realizuar, sepse një biznes s’mund të thotë për vetën e tij që jam informal. Natyrisht që shkalla e informalitetit në tregun e punës është e konsiderueshme, dhe kjo s’mund të bëjë përjashtim nga informaliteti në tërësi i ekonomisë shqiptare. Por është një gjë që unë nuk mendoj që është tregu i punës sektori kryesor ku shprehet informaliteti. Ai zë një vend por jo vendin kryesor, siç del nga raporti që është dhënë. Unë më tepër i besoj kontrollit të Inspektoriatit të Punës, ai ka dhënë një shifër 82 për qind të rasteve që ka shkelje të Kodit të Punës. Sikur edhe dy herë të jetë më i vogël se sa e ka dhënë raporti informaliteti, prapë është i lartë. Nuk ka biznese që të duan t’i largojnë punonjësit. Problemi është që bizneset s’janë në gjendje të mirë. Duke mos qenë në gjendje të mirë, atëherë përdoren këto teknikat për të ulur kostot. Bizneset në pjesë të madhe të tyre shpenzojnë para për t’i ngritur punonjësit nga ana profesionale. Në tërësi do thoja që shkalla e lartë e informalitetit vjen në radhë të parë nga gjendja jo e mirë e bizneseve. Sidomos bizneset prodhuese që punojnë për tregun e vendit dhe eksport”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy