Analisti Lorenc Vangjeli në MCN Live u shpreh se opozita po shkatërrohet për inate personale. Ai tha se ardhja e Partisë Demokratike në pushtet mbetet e vështirë dhe se Basha nuk po bën asgjë përveçse takime të thjeshta pa qëllim.
Sipas tij, Basha e kishte planifikuar, i vetmi rezultat i zgjedhjeve të 14 majit që ai priste ishte humbja e Berishës, por që një model i keq nuk munndet me një model tjetër tëkeq.
Opozita po shkatërrohet për inate personale dhe sado kova me bojë ti hedhësh katranit po katran do mbetet. Ka një qasje të gabuar dhe naive, hilacake, edhe me nënkuptime deri dhe arsye egoiste të cilat përmblidhen në një histori të vetme që secili nga protagonistët atje mendon kush do qeverisë PD, por jo të shndërrohen në alternativë për të drejtuar Shqipërinë. Në këtë mënyrë është provuar se nuk do të vijnë dot në pushtet.
Tani të vijë sërish shenja e barazimit me Bashën që po bën ca takime pa qëllim, për mua tregon se këllqet e Lulit nuk i mbajnë dot huqet e Saliut, nuk mundet një model i keq me një model tjetër të keq. Basha e kishte planifikuar, i vetmi rezultat i zgjedhjeve të 14 majit që ai priste ishte humbja e Berishës.
Kjo që Basha bën sot dushet të ishte minimumi nga 14 prilli, duhet të ishin takime të përditshme për të treguar se ke një alternativë. Kjo tregon se nesërmja do të vazhdojë të jetë sërish kështu. Besoj fort se do të kishte një stacion të ndërmjetëm, grupe, fraksione mund të përfaqësohen me një kolegjial për të shëruar duke lëpirë plagët.



