“I penduari McGonigal”, Kalemaj: Rama nuk rrezikonte asgjë, s’doli asnjë fakt i ri në dritë (VIDEO)

“I penduari McGonigal”, Kalemaj: Rama nuk rrezikonte asgjë, s’doli asnjë fakt i ri në dritë (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj, për intervistën e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal i cili la të kuptohet se hetimi për financimet e PD është nxitur prej tij, tha se ajo që ka pranuar është ryshfeti prej 225 mijë dollarësh i dhënë me tre këste.

Kalemaj deklaroi se pikëpyetje ka se pse janë dhënë këto para, pse është takuar tre herë me Edi Ramën, me kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, atë të Tropojës etj.

Tani që PD është ndarë në dy kampe njëra pjesë e PD ngre komision për financimin nga para ruse, kemi të bëjmë me lajme që gjithmonë e ekzagjerojnë kontekstin.

Të gjithë ata që i njohin SHBA-të, e kuptojnë nuk kishte asgjë që mund ta implikonte drejtpërdrejtë Kryeministrin.

Pritshmëria e opozitës ishte që kjo do e fuste Edi Ramën në burg dhe do bënte në SHBA.

Rama jo që s’ka hyrë në burg por po tregon se ka një marrëdhënie shumë të mirë. Me amerikanët ka marrëdhënie shumë të shëndetshme dhe nga kjo çështje nuk rrezikonte asgjë.

Këto janë akuza për konsum të brendshëm, Rama u flet socialistëve, Berisha dhe Basha demokrateve.

Ata i tejkalojnë sinorët e së vërtetës në funksion të projektit të tyre politik. Nuk është se doli ndonjë fakt i ri në dritë.

A kanë qenë para jo ruse, por shqiptare për foton e famshme me Donald Trump, të dhënat të çojnë atje.

Për reagimin e Gazment Bardhit, i cili thotë se ka bërë kallëzim në SPAK për marrëdhënien e Kryeministrit Rama me ish-zyrtarin e FBI-së, Kalemaj deklaroi se nuk ka asnjë akt padi në drejtësinë amerikane.

Duhen prova dhe evidenca. Ku i ka zoti Bardhi këto valixhe me para, për të vërtetuar akuzën?

Nuk ka prova materiale që kanë shkëmbyer para. Ne nuk jemi një vend ku drejtësia vepron e pavarur. Është më tepër në kuadër të luftës politike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy