Pas raportit të New York Times dhe CCN, Trump kërkon të pastrojë drejtësinë

Pas raportit të New York Times dhe CCN, Trump kërkon të pastrojë drejtësinë

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar largime nga administrata e drejtësisë, duke u shprehur se do të pastrojë pjesët e vjetra. Madje shefi i Shtëpisë së Bardhë u zotua të premten që t’i japë fund qëllimeve tinëzare të Departamentit të Drejtësisë për ta larguar atë nga pushteti.

Duke folur në një tubim të madh në shtetin e Misurit, kreu i zyrës Ovale u tha mbështetësve se ai vazhdonte të besonte te ndershmëria e njerëzve të Departamentit, por në zyrat e shtetit kishte ende njerëz që po punonin prapa shpinës së tij.

Edhe pse nuk iu referua asnjë personi me emër, Trump tha se do të mjaftonte të shikoje sa shumë largime ka pasur mes radhëve të funksionarëve të lartë nga Zyra Federale e Hetimeve (FBI) që kur ai mori detyrën për të kuptuar qëndrimet e tyre politike.

Ishte gazeta prestigjoze amerikane New York Times dhe burime të agjencisë së lajmeve CNN raportuar se zëvendës-prokurori i përgjithshëm, Rod Rosenstein, kishte regjistruar fshehtas disa biseda me kreun e zyrës ovale dhe anëtarët e kabinetit të tij.

Vetë zëvendës-prokurori Rosenstein i ka konsideruar absolutisht të gjitha lajmet dhe i ka quajtut ato gënjeshtëra duke thënë se ai nuk ka asnjë regjistrim të paautorizuar me presidentin Trump dhe as nuk e ka menduar ndonjëherë të komplotojë kundër tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy