
“Ndalo gjakderdhjen!” Ish-presidenti pro-rus i Ukrainës, Viktor Janukoviç, i kërkon kreut të shtetit, Volodymir Zelensky, që të lërë mënjanë krenarinë dhe të ndalojë luftën “me çdo kusht”. Apeli i tij u bë me anë të një letre të publikuar nga mediat ruse, sipas Kyiv Independent.
Dua t’i bëj një kërkesë, presidenciale dhe madje pak atërore, Zelenskyt. Volodymir, ndoshta ëndërron të bëhet një hero i vërtetë, por heroizmi nuk është shfaqje, nuk duhet të luftojë deri në ukrainasin e fundit.
Ish-Presidenti, Viktor Yanukovych, jeton në Rusi që kur u rrëzua në vitin 2014.



