Një emër i njohur për drejtësinë, ja kush është personi që u vra sot në Fier

Një emër i njohur për drejtësinë, ja kush është personi që u vra sot në Fier

Personi që u vra sot në Fier është Nelgert Pata, një emër i njohur për drejtësinë. Pata ka qenë shënjestër e një atentati në gusht pranë Rrugës së Kavajës në Tiranë.

Në vitin 2008 së bashku më babain e tij Astrit Pata janë gjykuar nga organi i akuzës për shfrytëzim prostitucioni.

Ata u denoncuan nga Silvana K. nga Memaliaj me vendbanim në Gjermani. Sipas saj, në vitin 2004 ajo ishte njohur me Astrit Patën në lokalin e të vëllait të tij në Tepelenë, ku vajza punonte si kameriere. Astrit Pata i kishte kërkuar më pas të shkonin së bashku për pushime në Greqi.

Më pas ai e kishte dërguar me dokumente false në Norvegji, ku e kishte pritur djali i tij, Nelgerti, në atë kohë sapo kishte mbushur 20 vjeç, i cili i kishte kërkuar të punonte si prostitutë.

Ajo nuk kishte pranuar fillimisht, por ishte detyruar pas kërcënimeve të shumta. Sapo ka shpëtuar prej tyre, vajza ka bërë denoncim.

Të pandehurit Astrit dhe Nelgert Pata, akuzohen gjithashtu për trafikimin në tetor të 2005-ës të një tjetër gruaje, nënë e një fëmije.

Sipas prokurorisë, ajo ishte njohur në Greqi me Nelgertin, i cili e kishte mashtruar se do t’i gjente një vend pune si kameriere në Norvegji. Por më pas, e kishte detyruar të dilte të prostituonte. Astrit dhe Nelgert Pata u arrestuan pas një letër-porosie të mbërritur nga Norvegjia, në prill të vitit 2006.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy