Erdogan konfirmon bisedimet me talibanët dhe i përgjigjet kritikave për angazhimet me grupin kryengritës

Erdogan konfirmon bisedimet me talibanët dhe i përgjigjet kritikave për angazhimet me grupin kryengritës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka konfirmuar bisedimet me talebanët duke thënë se Ankaraja po vlerëson ofertën e grupit islamik për të operuar në aeroportin e Kabulit.

Presidenti tha se bisedimet janë zhvilluar në një njësi ushtarake të aeroportit të Kabulit, ku përkohësisht është vendosur Ambasada turke.

“Kemi mbajtur bisedimet e para me talibanët, të cilat kanë zgjatur tri orë e gjysmë. Nëse është e nevojshme, do të kemi mundësi për të zhvilluar bisedime të tjera”, ka thënë Erdogan.

Kritikave të brendshme për angazhimin e Turqisë me grupin kryengritës, Erdogan i është përgjigjur duke thënë se Ankaraja “nuk e ka luksin” të qëndrojë duarkryq në rajonin e paqëndrueshëm.

Turqia ka planifikuar të ndihmojë në sigurimin dhe drejtimin e aeroportit të Kabulit, por të mërkurën ajo filloi të tërheqë trupat e saj nga Afganistani.

Erdogan tha se talibanët tani duan të mbikëqyrin sigurinë në aeroport, ndërsa Ankarasë i kanë ofruar mundësinë për të drejtuar logjistikën e tij.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy