Berisha: Flamuri i BE në duart e Ramës, fatkeqësi! Shkoi në Bruksel si monist

Berisha: Flamuri i BE në duart e Ramës, fatkeqësi! Shkoi në Bruksel si monist

Kryedemokrati Sali Berisha në një takim me të rinjtë dhe intelektualët në Durrës, deklaroi se demokratët dhe jo vetëm ata, janë në një mision të një rëndësie të jashtëzakonshme, misionin e shpëtimit të Shqipërisë, shpëtimit të Durrësit nga rreziqe të cilat nga disa aspekte.

Po të shohim Durrësin, po të shohim në shumë dimensione, nuk ia kanë bërë as pushtuesit e tij. Ajo që ndodh në Durrës është një, në kuptimin më të mirëfilltë të fjalës, është një barbari.

Ato janë vlera të cilat nuk janë demokrate, as socialiste, janë vlera të përjetshme, i ka sjellë Durrësi dhe durrsakë në shekuj dhe mijëvjeçarë dhe tani për shkak të korrupsionit, të vjedhjes, kërkohet që gjithçka të transformohet dhe të zhduket. Tani i është vërsulur Portit. Pori i cili është një pasuri përrallore e Durrësit, historike dhe e sotme. Duke e çuar Portin në Porto Romano, merr me kompaninë e Emirateve të Bashkuara, Emmar, 1 milion m2.

Por 1 milion m2 u thonë qytetarëve të Durrësit, 1 mijë ose më shumë euro për banorë. Atëherë pse nuk i bën aksionerë? Le ta supozojmë se porti vërtetë mund të spostohet, por ktheju aksionet, tokë publike është ajo, si mund ta përvetësosh atë. Sepse në mënyrë absolute ke aksione. Çfarë ndodh? Do të implikojë NATO-n. Është i pandalshëm, i pangopur.

NATO, thotë, do marrë pjesë në një Port të mahnitshëm në Porto Romano. Por se ku kanë qenë portet e mahnitshme dhe ku janë e dinë mirë shqiptarët, nuk thotë as te Bisti i Palit, por aty e ka, sepse aty ka vendosur. Natyrisht NATO nuk bie në këtë pozicion, por dhashë këtë shembull, se ky nuk ka kufi, nuk ka të ndalur.

Berisha u ndal në momentin kur Edi Rama sot ngriti flamurin e BE para Kryeministrisë.

Në këtë drejtim deklaroi se ai flamur është flamur vlerash, i thesareve kulturore në radhë të parë të paçmuara dhe flamur i vlerave njerëzore të lidhura me lirinë.

E vërteta është që, fatkeqësi më të mëdha për atë flamur se ta mbante sot në dorë Edi Rama nuk kishte. E kam deklaruar në 7 korrik, armik, e kam thënë me bindjen më absolute, është armik sepse nuk lejon shqiptarët të votojnë. Liria votën ka. Nëse nuk ke votën, nuk ke liri, nuk ke dinjitetin. Edhe pushtuesit të lejonin të votoje, por të caktonin një përfaqësues të pushtuesit.

Ky faktikisht pasi shkelmoi votën e shqiptarëve e përzuri nga PS. Nuk i konsideroj socialistët armiq, konsideroj Edi Ramën sepse dhe atyre ua hoqi votën. Edhe sot mashtroi. 4 vite më parë hapi shampanjën, u hapën negociatat, shpërndau dekorata, hodhi fishekzjarrë.

Flamuri i BE, çdo njeri që e sheh i ka ca yje, ato janë vendet anëtare, jo negociatat, s’ka yll për Turqinë që ka 20 vjet që negocion. Mashtruesi është mashtrues. Çfarë ndodh para dy vitesh?

Një nga shkaqet ka qenë Shqipëria, ua tregoj unë pse. Është futur klauzola që përjashtohesh nga negociatat. Nuk ka ekzistuar më parë. E futi me insistim presidenti francez. Pse u them unë ju për Shqipërinë?

Shqipëria është aksionere në këtë klauzolë për shkak të kriminalitetit shqiptar. Thotë, e keni dëgjuar, kriminalitet ka edhe Holanda, Franca. Po, ka. Por këtu nuk ka kriminalitet holandez, apo francez. Kurse atje janë bandat shqiptare. Kjo është arsyeja.

Në vijim Berisha tha se Edi Rama shkoi në Bruksel si monist, njëlloj si të shkonin paraardhësit e tij.

Nga viti ’86, qeveria hungareze dhe qeveria rumune, zhvillojnë tratativa të fshehta me Brukselin për t’i pranuar në BE. Brukseli u përgjigj, jo, tha, ju nuk mund të pranoheni sepse jeni në sferën e Bashkimit Sovjetik.

I vetmi vend, e thanë në konfidencë, nga ish-komunistët që mund të pranohet është Shqipëria...por Shqipëria ishte armik me të gjithë botën. Nuk ka dyshim që ky shkoi si monist në Bruksel.

Ndaj unë e kam shpallur atë armik të lirisë së shqiptarëve. Natyrisht, po të ftonte do shkoja. Por ta harrojë se do të kishte shtrëngim duarsh me mua. Nuk mund të ndodhte kurrë ajo.

Do të shkoja për të përfaqësuar ju, aspiratat demokratike të shqiptarëve. Pra, shkoi si monist, u kthye si monist. Natyrisht me dosjen në shpinë të inceneratorëve, me dosjen e Portit të Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy