Studimi i ri për imunitetin natyral ndaj Covid-19

Studimi i ri për imunitetin natyral ndaj Covid-19

Të dhënat afatgjata sipas një studimi në Italinë veriore, një zonë e goditur rëndë nga pandemia Covid-19 tregojnë se ri-infektimi pas shërimit është shumë i rrallë dhe imuniteti tek ish-pacientët mund të jetë afatgjatë.

"Imuniteti natyror ndaj SARS-CoV-2 duket se jep një efekt mbrojtës për të paktën një vit, i cili është i ngjashëm me mbrojtjen e raportuar në studimet e fundit të vaksinës," përfundoi një ekip i udhëhequr nga Dr. Nicola Mumoli, i Spitalit Fornaroli në Magenta, Italia.

Rezultatet të cilat bazohen në të dhënat shëndetësore të më shumë se 15,000 njerëzve, u botuan më 28 maj në revistën JAMA Internal Medicine.

Pavarësisht rezultateve inkurajuese, ka ende arsye të rëndësishme që njerëzit që kanë kaluar Covid-19 të vaksinohen, tha një ekspert.

"Arritja e imunitetit të tufës përmes infeksionit natyror është një proces i gjatë dhe i dhimbshëm dhe, historikisht, e vetmja sëmundje njerëzore që është çrrënjosur është bërë përmes vaksinimit, jo infeksionit natyror," vuri në dukje ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy