Kush po e pengon drejtësinë?

Kush po e pengon drejtësinë?

Emërimi i 40 gjyqtarëve zvarritet nga KLGJ, gjykatat mbyten nga dosjet stok

Gjykatat në vend për shkak të mungesës së gjyqëtarëve ndodhen në situatë të vështirë duke qënë se numri i dosjeve stok ka arritur në rreth 120 mijë.

Por sistemi i ri i drejtësisë edhe pse i reformuar vazhdon të sjellë çudira . E rradhës vjen nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë i cili prej 3 muajsh po zvarrit emërimin e 40 gjyqtarëve të rinj për të cilët nuk ka asnjë pengesë ligjore që ushtronjë detyrën e tyre.

KLGJ- ja e ka justifikuar vonesën me lëvizjet dhe transferimit që po kryen në sistem dhe pas krijimit të vakancave të përhershme do të emërohen të 40 magjistratët.

Por pavarësisht se këshilli thotë se kjo është e bazuar në ligjin për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit, i njëjti ligj thotë se emërimi i gjyqtarëve të rinj nuk ndërvaret nga asnjë proces tjetër.

“Arsyetimi që jep KLGJ-ja është se po shqyrtohen lëvizjet paralele dhe pa mabruar ky proces nuk mund të emërohen 40 magjistratët e rinj. Vitin e kaluar nuk kishte asnjë kërkesë për levizje paralele. Ajo që është e pafalshme për KLGJ-në është se për këtë vit ka hapur dy apo tre herë procedura për levizje paralele, ndërkohë që KLGJ e dinte tre vite me parë që në korrik 2023 do të diplomoheshin 40 gjyqatrë . Është e pakeuptimtë pse nuk është llogaritur pasi kur hapën vendet në shkollën e magjsitraturës merret pëlqimi nga KLGJ- ja dhe KLP-ja dhe ka qënë vetë ky këhsill që ka thënë në fund të tre viteve unë dua 40 gjyqtarë”, tha Ledio Braho në studion e Kronos.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy