
Është folur shumë se sa e varur është Evropa nga gazi rus, por BE-ja ka synuar një ndalim total të importeve të naftës si pjesë e masave të saj më të ashpra kundër Rusisë.
Por jo çdo anëtar i BE-së është dakord. Shteti anëtar Hungaria thotë se sanksionet e naftës kundër Rusisë do të "shkatërronin" ekonominë hungareze.
Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto tha se Komisioni Evropian nuk ka një zgjidhje për "problemet e mëdha që do të krijonte për Hungarinë", pavarësisht bisedimeve që po zhvillohen, raportoi Reuters.
Ai shtoi se një marrëveshje për një embargo nafte do të funksiononte vetëm nëse do të zbatohej për dërgesat e naftës detare dhe të gjitha dërgesat e naftës ruse nëpërmjet tubacioneve do të përjashtoheshin plotësisht.



