Françeska Rustemi kurorëzohet Mis Universe Albania 2024

Françeska Rustemi kurorëzohet Mis Universe Albania 2024

Françeska Rustemi është fituesja e Miss Universe Albania 2024. Vajza nga Durrësi rrëmbeu kurorën e më të bukurës, pas një gare të shndërruar në spektakël në Pallatin e Kongreseve.

Bukuroshja nga Durrësi bëhet kështu vajza që do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe 2024 në Nikaragua.

Spektakli i bukurisë riktheu në skenë një ikonë të ekranit. Silvana Braçe, e cila ka prezantuar spektaklin e parë të bukurisë në Shqipëri, u rikthye në të njëjtën skenë pas 32 vitesh, kësaj here krah Teni Vllaçajt dhe Deta Kokomanit.

Gjatë mbrëmjes nuk munguan surprizat dhe të ftuarit. Ledri Vula dhe Valon Shehu shoqëruan me muzikën e tyre sfilatat e vajzave garuese, ndërsa Ledina Çelo u rikthye me një performancë shpërthyese.

Për herë të parë, gjatë kësaj gare u përzgjodh edhe Miss Universe Mali i Zi. Rumina Ivezaj do të përfaqësojë Malin e Zin ë kompeticionin botëror të Miss Universe.

Miss Universe u transmetua live në Shqipëri dhe Kosovë. Publiku në Shqipëri pati mundësinë ta ndiqte përmes ekranit të MCN TV, njëkohësisht sponsor gjeneral i këtij eventi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy